Prençi: Më problematike komunat Novoselë dhe Levan, janë shpërndarë 500 pako ndihma

Aktualitet

shkumbini-3-350x197Shtabet rajonale të Emergjencave Civile po vijojnë punën e tyre për të mbajtur nën kontroll dhe për të qenë sa më pranë qytetarëve në komunat Novoselë dhe Levan, ku përmbytjet kanë qenë dhe më të shumta, ndërsa  nga rezervat e shtetit janë shpërndarë 500 pako ushqime me nga 25 kilogram secila.

Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi gjatë një prononcimi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Prençi duke ilustruar zonat më problematike informoi se shtabet rajonale të emergjencave civile janë në gadishmëri të plotë dhe po punojnë pa pushim në zonat ku dalja e lumit Vjosë nga shtrati ka krijuar problemet më të mëdha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Aktualisht, tha ai, Komuna Novoselë dhe Levan janë më problematiket, por ndryshe nga një ditë më parë nata ka sjellë një situatë të re meteorologjike. Ulja e temperaturave ka bërë që në male të ketë reshje të lehta dëbore dhe kjo për momentin nuk ka ndikuar në rritjen e nivelit të lumit Vjosa, çka mund të jetë një augur i mirë dhe për në vazhdim për të kaluar këtë situatë”, theksoi Prençi, duke shtuar se niveli ujit ka filluar të bie në zonat larg lumit Vjosë, ndërsa mbetet problematike në fshatrat pranë shtratit të lumit Vjosë.

Ai  bëri të ditur rrugën që po ndiqet për të qenë pranë banorëve. “Për momentin, strukturat operacionale janë të angazhuara me shpërndarjen e ndihmave,  mjeteve më të domosdoshme për jetesë, si ujë, ushqim dhe për këtë po ndihmon edhe komuniteti i biznesit. Rezervat e Shtetit, tha Prençi, kanë filluar shpërndarjen e pakove të ushqimeve më të domosdoshme, 500 pako nga 25 kilogram, vajë buk, miell, makarona, detergjent, si dhe ujë të pishëm”, shtoi ai.

Sipas Drejtorit të Drejtorisë së Emergjencave Civile, shtabet rajonale janë në gadishmëri të plotë për të kontrolluar situatën edhe në rast përkeqësimi të motit. “Është e vërtet që qendra meteorologjike ka parashikuar rikthim të reshjeve ditën e mërkurë, por duke parë reshjet e dëborës shpresohet që Vjosa mos të ketë të njëjtat prurje si më parë dhe kjo po na jep kohë të marrim të gjitha masat për të mënjanuar përshkallëzimin e dëmeve në të ardhmen”, tha Prençi.

ME TE LEXUARAT