Përmbytjet, dëmet në Fier të pallogaritshme, 5 mijë HA tokë nën ujë

Aktualitet

permbytjettNje numer preh rreth 200 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore në Novoselë vijojnë të jenë ende nën uje, në ditën e tretë të përmbytjeve që u shkaktuan si pasojë e motit të keq dhe daljes nga shtrati të lumenjve.

Sipas te dhenave te fundit mesohet se mbi 300 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre gjatë këtyre ditëve, ndërsa një pjesë e madhe janë larguar para “trokitjes” së fatkeqësisë natyrore, duke u strehuar tek të afërmit e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në disa nga fshatrat e komunës Novoselë mungon energjia elektrike si pasojë e dëmevë të shkaktuara nga përmbytjet. Shtabi i Emergjencave, forca të policisë e ushtrisë si dhe drejtues të pushtetit vendor ndodhen sërish në terren në ndihmë të banorëve të përmbytur, edhe me ushqime.

Edhe pse ka pasdur rënie së konsiderueshme të nivelit të ujit në Vjosë, Ura e Mifolit në Vlorë vijon të jetë ende e bllokuar. Problemi me kritik janë dëmet materiale, kryesisht ato në blegtori dhe kulturat bujqësore. Per momentin nuk ka një bilanc zyrtar, por të dhënat paraprake flasin për dëme të konsiderueshme në këtë sektor, ku mijëra hektarë tokë u vunë nën pushtetin e ujit.

Pavarësisht se niveli i ujërave të Semanit dhe Vjosës është ulur, rreziku është ende i hapur dhe një prurje e dytë e fortë pritet në ditët në vijim, ku sipas parashikimve reshjet intensive të shiut do të vijojnë deri më 4 shkurt.

I njëjti bilanc negativ është edhe në rrethin e Fierit ku rreth 5 mijë hektarë tokë ndodhen ende në pushtetin e ujërave të Vjosës. Rreth 120 familje rezultojnë se janë evakuuar në fshatrat Ferras, Shtyllas, Cerven, Darezesë dhe Karcisht gjatë këtyre ditëve, zona të cilat u paraqitën më problematiket.

Në zonat e përmbytura lëvizja është e mundur vetëm me barka të vogla. Shtabi i Emergjencave ndodhet në terren, ndërsa pushimi i reshjeve dhe përmirësimi i kohës pritet të ndikojnë për përmirësimin e situatës.

ME TE LEXUARAT