Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndërtimi i By Pass –it të Vlorës nis në mars

ca18 milionë euro është fondi i dhënë nga Komisioni Evropian dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ndërtimin e ByPass-it të Vlorës dhe rrugës në pjesën jugore të këtij qyteti. Marrëveshja e grantit është nënshkruar nga Ministria e Financave dhe BERZH. Punimet për ndërtimin e kësaj vepre pritet të nisin në muajin mars.

Ndërsa drejtori i BERZH për Ballkanin Perëndimor u shpreh se ky institucion do të vazhdojë të investojë në Shqipëri. Bypass-i i Vlorës lidh autostradën Levan – Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë – Sarandë, pjesa jugore e Vlorës. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan – Vlorë.

Ky projekt synon të rrisë sigurinë e lëvizjes dhe të lehtësojë qarkullimin drejt bregut, veçanërisht në muajt e verës, kur numri i automjeteve shumëfishohet, duke e orientuar trafikun jashtë qytetit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet