Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Meta pret Ambasadoren e re të Vendeve të Ulëta, Dewi van de Weerd

metaKryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ambasadoren e re të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Dewi van de Weerd të cilës i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e re.

Meta u shpreh se Hollanda përfaqëson një vend të rëndësishëm të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, dhe në këtë kuadër Kuvendi i Shqipërisë inkurajon intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare, bashkëpunimit qeveritar dhe ekonomik mes dy vendeve.

Duke biseduar mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian, Meta theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar në avancimin e reformave kyçe dhe në përmbushjen e prioriteteve të axhendës së saj evropiane, dhe në këtë kuadër vlerësohet asistenca dhe ekspertiza hollandeze.

Ambasadorja hollandeze znj. Dewi Van De Weerd shprehu kënaqësinë për marrjen e detyrës së re në Shqipëri dhe shprehu mbështetjen e Vendeve të Ulëta për integrimin evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Gjithashtu, Ambasadorja van de Weerd vuri në dukje se Ambasada do të rrisë përpjekjet për projekte konkrete bashkëpunimi në fushat e bujqësisë, turizmit dhe mirëqeverisjes

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet