Kreu i OKB-së i shqetësuar me ikjen e popullsisë nga Kosova

Kosovë&Rajon

Ban-Ki-moon1Në raportin më të ri mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka shprehur shqetësimin mbi migrimin e popullsisë nga Kosova.

Në raportin më të ri mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka shprehur shqetësimin mbi migrimin e popullsisë nga Kosova, ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe qeverisë si dhe ka dhënë një kronologji zhvillimesh për të cilat do të debatojnë dhe japin vlerësimet e tyre anëtarët e Këshillit të Sigurimit kësaj të premte më 6 shkurt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Raportet e daljes së popullsisë nga Kosova gjatë muajve të fundit janë një arsye për shqetësim,” ka thënë Sekretari i Kombeve të Bashkuara, raporton korrespondenti i RTK nga Nju-Jorku. Ai thotë se mirëpret përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të adresuar çështjen e migrimit, ndërsa është i inkurajuar edhe nga deklarimi për të përmirësuar gjendjen sociale dhe ekonomike për të gjithë në Kosovë.

Në raportin që përfshin periudhën nga 16 tetori deri me 15 janar, sekretari Ban thekson se pret nga autoritetet e Kosovës që të adresojnë e sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet vendi. ‘Diversiteti i pasqyruar në përbërjen e qeverisë dëshmon për progresin e arritur dhe kjo përbënë një shtysë të re në përpjekjet për të ndërtuar një Kosovë multietnike dhe demokratike,” thekson Ban.

Ndër hapat e tjerë të rëndësishëm të qeverisë dhe Kuvendit, Sekretari Ban përmend miratimin e legjislacionit për krijimin e "gjykatës speciale" si dhe sugjeron vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimin e dispozitave të marrëveshjen e 19 prillit 2013 duke nënvizuar sidomos krijimin e Asociacionit të komunave.

ME TE LEXUARAT