Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Klienti grabit me dhunë dyqanin e celularëve në Berat

polici-vloreNjë dyqan eshte grabitur  mbrëmjen e së hënës në qytetin e Beratit, ndërkohë që policia nisi hetimet për të zbuluar autorin e krimit.

Mesohet se punonjësja e dyqanit ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi ishte grabitur nga një person për të cilin policia mësohet se nisi menjëherë hetimet për identifikimin e tij, duke përdorur kamerat e sigurisë së dyqanit.

Autorika shkuar pranë dyqanit për të bërë një rimbushje dhe nën pretendimin se nuk i kishte kaluar shuma e lekëve në celular ka nisur të debatojë me punonjësen dhe në diskutim e sipër ka grabitur arkën dhe është larguar me shpejtësi.

Grabitesi ka pasur si qëllim të hutojë punonjësen e dyqanit dhe nën debat ka future duart pranë arkës dhe ka grabitur lekët që ndodheshin në të. Me pas ai është larguar me shpejtësi.

Grupi i hetuesve që mbërritën në vendin e ngjarjes, në qendër të qytetit bllokuan menjëherë pamjet e kamerave të sigurisë së dyqanit dhe po punojnë për identifikimin e autorit te grabitjes se dyqanit te nje kompanie celulare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. ali says

    Mir ja kan bo , se kur vjedhin pjeset e telefonave te klientve pa pik mshire,
    Si si ka fut naj koqe plumi

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet