Jabllanoviq: Rruga nuk mund të më shkarkojë!

Kosovë&Rajon

jabllanovicUnë nuk kam ndërmend të jap dorëheqje sepse në asnjë moment nuk e kam shkelur ligjin, as nuk kam bërë asgjë kundër qytetarëve.

Kështu ka thënë Ministri serb në Qeverinë e Kosovës Aleksandar Jabllanoviq për Gazetën serbe “Vesti”. Ai e dënoi sulmin ndaj serbëve në prag të Krishtlindjeve në Gjakovë, dhe kjo është e gjitha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë jam i sigurt se çdo protestë, si motiv kishte diçka tjetër. Para së gjithash Vetëvendosje nuk korrespondon me praninë e serbëve në Qeverinë e Kosovës dhe ata nuk na shohin të punojmë në interes të serbëve”, tha ai, transmeton Gazeta Blic.

“Deklarata ime ka dënuar një akt të vandalizmit në Gjakovë dhe ka qenë e ekzagjeruar dhe shtrembëruar në opinionin e Kosovës, në mënyrë që të tërheqë vëmendjen për goditjet me gurë ndaj të të kthyerve”, u shpreh Jabllanoviq.

Sipas tij, i tërë kabineti Mustafa e di se referimi në deklaratën time dhe zhurmën me aq shumë bujë rreth Trepçës shfrytëzohen nga opozita që kjo të vijë në pushtet me ndihmën e rrugës.

“Muajin e kaluar në asnjë pikë nuk ishte ndryshim të bashkëpunimit në mes të Listës Serbe dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Kolegët e mi në qeveri e dijnë kush ishte objektivi i deklaratës sime, dhe në asnjë pikë nuk ishin nënat e të zhdukurve nga Gjakova por vetëm ata që janë gjuajtur me gurë në një autobus që transportonte serbët. Aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë të bëjnë asgjë me nënat që kërkojnë viktimat e tyre të pafajshme në luftën e fundit. Nënat në fjalë atë ditë kanë protestuar në mënyrë të denjë para kishës në formë demokratike dhe dinjitet dhe as nuk janë sulmuar, as ngacmuar fizikisht. Prandaj ato edhe kanë hequr dorë nga protesta sepse ato janë keqpërdorur për qëllime politike”, thotë Jabllanoviq.

Ai shprehet se në mbledhjet e qeverisë nuk ka ankesa, ndërsa në Prishtinë lëviz shumë më ndryshe, me mbrojtje të policisë, por deri thotë se nuk ka pasur probleme të natyrës fizike.

“Lista Serbe ka arritur marrëveshje me partnerët e Koalicionit mbi Trepçën. Ne jemi dakord se Kombinati i Trepçës është çështje serioze dhe e ardhmja ekonomike e saj varet edhe me të ardhmen e Kosovës dhe të gjithë rajonit. Ligji për Trepçën duhet të kalojë në mënyrë paqësore, me kokë të ftohtë dhe sipas mendimit të ekspertëve të cilët mund të ofrojnë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, shprehet Jabllanoviq.

ME TE LEXUARAT