Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqi, manjati francez i dhuron vajzës super-pasurinë: 800 milionë euro!

manjati-pasuri-vajzaAthina Onassis, pasardhësja e vetme e pronarit të anijeve dhe manjatit grek Aristotele Onassis, është bëtë më fatlume se kurrë.
Sipas mediave greke ajo ka marrë si dhuratë për 30-vjetor, një pasuri që arrin deri në rreth 800 milionë euro, gjysma e të cilave para në dorë ndërsa pjesa tjetër në formë aksionesh, pasuri të paluajtshme dhe obligacione.
Athina, që është vajza e francezit Thierry Rouseel dhe Christina Onassis (e vdekur në vitin 1988 pas shumë problemesh me abuzimin e alkoolit).
Kur ajo mbushi 18 vjeç në vitin 2003, mori në posedim gjysmën e pasurisë së gjyshit të saj (1 miliardë dollarë) duke u shndërruar kështu trashëgimtarja më e re në botë.
Athina ka preferuar të qëndrojë larg mediave dhe ia ka kushtuar jetën karrierës së saj sportive të hipizmit.
Në vitin 2012, ajo u rrëzua nga kali duke pësuar një dëmtim në shpinë, gjë që e detyroi të rrinte larg garave për një vit.
Në 2005 ajo u martua me kampionin olimpik të hipizmit, brazilianin Alvaro de Miranda, me të cilin jeton në San Paolo të Brazilit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet