Bozdo: Punimet në lumin e Tiranës, shmangën përmbytjet

Aktualitet

bozdoNënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, ka inspektuar sot gjendjen përgjatë  lumit të Tiranës, i cili për shkak të reshjeve ka rritur nivelin e prurjeve dhe ka dalë nga shtrati, por sipas Bozdos “per  për herë të parë, nuk janë shënuar përmbytje dhe kjo si pasojë  e ndërhyrjes së bërë nga Bashkia e Tiranës në zbatim të projektit për rehabilitimin e lumit”.

Kostoja dhe punimet e kryera deri tani është  përballuar nga firma, pasi me urdhër politik ministri i financave ka bllokuar pagesat që behën nga Fondi i AbuDabit për këtë projekt por edhe për projektin e Bulevardit. Ndërprerja e punës për shkak te pamundësisë financiare  për te vazhduar me zbatimin e projektit  si pasojë  e bllokimit dhe vijimi i reshjeve te shiut,  rrezikon të  përmbysë dhjetëra shtëpi përgjatë brigjeve te lumit, ndërsa nga ana tjetër ka lënë pa punë rreth 2 mijë persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nënkryetari i Bashkisë, EnnoBozdo, i ka bërë sërish thirrje kryeministrit Edi Rama të zhbllokojë punimet në investimet strategjike të  Bashkisë së Tiranës, te cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës se qytetareve dhe në sigurinë e jetës së tyre, dhe nga ana tjetër ka apeluar prokurorinë te përshpejtojë  shqyrtimin e kallëzimit penal qe Bashkia i ka bërë ministrit të Financave Shkëlqim Cani për Bllokimin e Bulevardit të ri dhe Lumit të Tiranës.

“I bëj thirrje prokurorisë që të përshpejtojë dhe të marrë një vendim të rëndësishëm përsa i përket kallëzimit penal për shpërdorim detyre që Bashkia e Tiranës ka bërë për zotin Cani dhe për sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave”-tha Bozdo

ME TE LEXUARAT