Berlusconit i ulet dënimi, 45 ditë më pak shërbim ndaj komunitetit

Bota

berlusconiIsh-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka marrë një vendim gjatë së hënës, i cili i mundëson atij të përfundojë dënimin për evazion fiskal të konvertuar në shërbim ndaj komunitetit 45 ditë më herët, kjo për shkak të sjelljes së mirë.

Ky vendim do ta çlirojë atë nga çdo detyrim në fillim të muajit të ardhshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vitin e kaluar, manjatit 78-vjeçar mediatik iu dha një dënim prej 4 vitesh burgim të konvertuar në një urdhër për të kaluar 4 orë në javë, për një vit me radhë, në qendrën e pacientëve me Alcajmer, si dhe iu ndaluan aktivitetet politike, por edhe lëvizja përtej vendit.

Peticioni i Berlusconit për të reduktuar dënimin u dorëzua muajin e kaluar dhe u miratua të hënën nga gjykatësja e Milanos, Beatrice Crosti, pavarësisht kundërshtimit të prokurorëve, bënë të ditur burime ligjore.

Nga 8 marsi, katër herë kryeministri i Italisë, ende politikani më influencues në skenën politike italiane, do të marrë mbrapsht pasaportën e tij dhe nuk do të ketë më asnjë kufizim të lëvizshmërisë jashtë Italisë.

Dënimi i vjetshëm i kushtoi Berlusconit vendin e tij në Senat, si dhe i ndalon atij të garojë në zgjedhje për 6 vite, kufizime që ende po luftohen prej tij për t’u hequr tërësisht.

Ai ka apeluar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, teksa shpreson edhe për lehtësime ligjore prej legjislativit të kontrolluar nga kryeministri Matteo Renzi, me të cilin ka punuar ngushtësisht për të hartuar reformat elektorale dhe kushtetuese.

ME TE LEXUARAT