Skuadra gjermane Bayern Munchen e ka marrë vetëm një pikë në ndeshjen kundër Schalkes, pasi të martën luajti 1-1.
Në minutën e 18 Jerome Boateng shkaktoi penallti, por i pasaktë u tregua Eric Maxim Choupo-Moting.
Edhe pse më një lojtar më pak, Bayerni shënoi e para në minutën e 67, kur Arjen Robben shënoi për 1-0. Schalke nuk vonoi shumë dhe e barazoi rezultatin më anë të mbrojtësit Benedikt Hoewedes.
Pas këtij barazimi Bayerni vazhdon të mbetet në pozitën e parë më 46 pikë, kurse Schalke është e katërta më 31 pikë.
Rezultatet: Bayern M.-Schalke 1-1, B.Moenchengladbach-Freiburg 1-0, Eintracht F.-Wolfsburg 1-1, Hannover-Mainz 1-1.