Delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë, në datat 2 – 3 Shkurt 2015, mori pjesë në punimet e Sesionit të 9-të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (PAM) dhe në takimin e Komisioneve Drejtuese të kësaj Asambleje. Në përbërje të këtij delegacioni janë deputetët z. Dashamir Shehi dhe znj. Klodiana Spahiu. Delegacioni shqiptar bëri me dije ndryshimet ligjore të Kodit Penal ku parashikohen dënime 5-10 vjet burg për shqiptarët që marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit. Gjatë punimeve të këtij sesioni do të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin, dy zëvendëspresidentët dhe kryetaret e komisioneve të përhershme . Vitin e ardhshëm Asambleja Parlamentare e Mesdheut do të zhvillohet në Shqipëri .
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Postimi i meparshem
Arrestohet një zyrtar komunal i Prishtinës dhe një i Graçanicës
Postimi tjeter