Zvicër, shqiptari shpallet golashënuesi më i mirë i vitit

Sport

shkelzen-gashiiiShkelzen Gashi dhe Taulant Xhaka kanë shkëlqyer në mbrëmjen E çmimeve për më të mirët e vitit 2014 ne futbollin zviceran.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi ka marrë edhe çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, duke u shpallur lojtari më i mirë i vitit 2014 në Zvicer.

Gashi la pas në një garë shumë të fortë kapitenin e Zyrihut Yassine Chikhaoui dhe shokun e tij te skuadrës tek Bazeli, Fabian Frei.

Suksesi i Shkëlzen Gashit i dedikohet kryesisht sezonit fantastik 2013-2014 me Grashopers ku në kampionat realizoi plot 19 gola duke u shpallur golashënuesi më i mirë, çka i dha mundësi që në verën e 2014 të transferohej tek kampionatit e Bazelit ku vijon të jete protagonist absolute edhe ne sezonin ne vazhdim pasi ka realizuar deri tani 11 gola.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gashi gjithashtu u përfshi edhe ne formacionin më të mirë të vitit në kampionatin zviceran së bashku me shokun e tij të skuadrës tek kombëtarja kuqezi Taulant Xhaka edhe ky pjesë e skuadrës së Bazel në rolin e mbrojtësit

ME TE LEXUARAT