Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Strauss-Kahn para gjyqit

kahnPersoni që dikur shihej rival i mundshëm ndaj ish Presidentit francez Nicolas Sarkozy del sot në gjyq, nën akuzat për “qëndrime tepër të ulëta”. Dominique Strauss-Kahn, ishte Drejtor Ekzekutivi i FMN_së, por karriera e tij mori fund katër vjet më parë, kur një punonjëse shërbimi në një hotel të Nju Jorkut e akuzoi atë për sulm seksual në dhomën e hotelit ku ai qëndronte.

Strauss-Kahn u detyrua të jepte dorëheqjen nga FMN-ja, pas akuzave të punonjëses së hotelit, edhe pse prokurorët e Nju Jorkut hoqën dorë nga ndjekja penale ndaj tij në Shtetet e Bashkuara.

Gjyqi ndaj tij filloi sot në Lille në veri të Francës, nën akuzat për organizimin e mbrëmjeve të shfrenuara seksuale.

Në Francë, ligji nuk ndalon të paguash para për seks, por është kundër përdorimit të  prositucionit si biznes.

Strauss-Kahn pranon se i pëlqejnë orgjitë, por ai thotë se nuk e dinte që gratë në mbrëmje të tilla ku ai kishte marrë pjesë në Lille, Bruksel, Paris dhe Uashington ishin prostituta dhe se ai nuk ka qenë organizatori i tyre.

Strauss-Kahn mund të dënohet me deri 10 vjet burg dhe me një gjobë deri në 1.7 milionë dollarë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet