Shkodër, prefekti Radovani mbledh Shtabin e Emergjencave, problematike situata në Pukë

Aktualitet

shkoderReshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin dhe parashikimet sinoptike për mot të paqëndrueshëm edhe për ditët në vijim, mblodhën paraditen e sotme Shtabin e Emergjencave Civile në Shkodër, të kryesuar nga prefekti Paulin Radovani.

Situata paraqitet problematike në rrethin e Pukës, ku për shkak të reshjeve të dëborës dhe shembjes së dherave, 2 banesa janë dëmtuar.

Në të njëjtën kohë disa zona në “NënShkodër” për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese, kanë përmbytur tokat, por situata nuk është alarmante.

Hidrovoret e Hasit dhe Velipojës janë raportuar në punë, ndërsa bordi i kullimit ka kërkuar vetëm furnizimin pa ndërprerje me energji nga OSHEE. Gjithashtu banorëve u është kërkuar të mos bllokojnë kanalet kulluese.

Në rrugën e vjetër të Vau Dejës ka patur rrëshqitje dherash dhe rruga është bllokuar në njërin krah të saj.

Policia dhe autoriteti rrugor i veriut kanë raportuar për gatishmëri maksimale në përmballimin e situatës.

Nga FNSH 18 varka janë lënë në gatishmëri për çdo situatë, ndërsa vetëm në zonën e Vermoshit nga dëbora janë të bllokuara 2 segmente rrugore në Qafë Bordolec. /

ME TE LEXUARAT