Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Roma transferon Ibardon, Baldissoni arsyeton zgjedhjen

romaNënkampioni i Serie A, Roma, ka nënshkruar me mbrojtësin kolumbian të CSKA Moskës, Victor Ibardo.

Ibardo vjen në Olimpico në formë huazimi me mundësi të blerjes në fund të sezonit për 15 milionë euro.

Po nga skuadra ruse Roma ka transferuar edhe sulmuesin Seydo Doumbia, i cili gjithashtu arriti si huazim me mundësi blerje për 14.4 milionë euro.

Drejtori Romës, Marco Baldissoni, është detyruar të mbrojë këto transferime, duke thënë se ato nuk janë blerje të ngutshme të Giallorossëve.

“Çdo lojtar ne e blejmë pas një procesi të gjatë të observimit, ka thënë Baldissoni për Roma Radio, transmeton Telegrafi.

“Doumbian e kemi përcjellë për tre vite dhe kemi biseduar me CSKA Moskën disa herë për t’u përpjekur ta transferojmë atë”.

“Numrat e tij flasin vetë dhe ai do të bëjë të njëjtën gjë edhe në Romë, jam i sigurt”

“Ka shumë lojtarë që kemi përcjellë dhe kur kushtet janë të qëlluara ne e bëjmë hapin. Marrëveshja për Ibardo ishte realizuar gjatë disa ditëve”, ka shtuar ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet