Pse meshkujt kanë frikë nga dashuria?

Soft

meshkujtJa disa arsye që i bëjnë ata të jenë gjithmonë më të tërhequr.

Dashuria nuk ka limite, as receta nga të cilat mund të mësosh si të veprosh, megjithatë meshkujt kanë frikë dhe kjo është serioze. Në dashuri nuk ka as rregulla, por mbase për këto arsye frikësohen meshkujt, të cilët janë mësuar të kenë nën kontroll çdo situatë. Megjithatë ka edhe nga ata që e refuzojnë për shkak të eksperiencave të dhimbshme që mund të kenë kaluar më parë, të cilat nuk i kanë kaluar plotësisht apo nga ata të tjerët që e evitojnë për shkak të traumave që kanë kaluar në fëmijëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Quhet filofobi dhe është frika nga dashuria. Godet meshkujt në të gjitha moshat, sidomos ata më të realizuarit në profilin profesional.

Frikë nga ndryshimet

Në krahasim me femrat, meshkujt përballojnë ndryshimet personale me ngurtësi, duke preferuar të qëndrojnë tek tradita. Kjo tërheqje në një botë sipërfaqësore të sigurt i limiton nën profilin sentimental, duke i bërë të ftohtë edhe ndaj dashurisë.

Frikë se humbasin lirinë

Ka nga ata meshkuj që kanë frikë nga dashuria, sepse kanë frikë nga përgjegjësia. Të impenjohesh në një lidhje të rëndësishme, do të thotë të jesh korrekt dhe i përgjegjshëm, por kjo do të thotë alarm për meshkujt.

Frikë se humbasin kontrollin

Vlen për të gjithë meshkujt, në veçanti për ata që janë mësuar të drejtojnë apo të kontrollojnë çdo lëvizje si në punë, ashtu dhe në çdo fushë tjetër të jetës. Dashuria është e paparashikueshme dhe kërkon ta lësh veten të lirë.

Frikë për t’u bashkuar me dikë

Egoizmi mashkullor është objekt debati i pafund. Ndoshta për këtë arsye ata kanë vështirësi për t’u bashkuar me një person tjetër. Ky bashkim i privon nga një pjesë e rëndësishme e vetes së tyre.

Frikë nga dhimbja

E shkuara bashkë me hijet e saj të dhimbshme, të cilat kthehen dhe trokasin në ndërgjegje në momente që nuk i pret, për shembull kur takojmë një person me të cilin mund të dashurohen. Frikë kjo që u ndodh shumë meshkujve.

Frikë nga refuzimi

Është një frikë që i godet të dyja gjinitë. Zakonisht, kjo është e lidhur me fëmijërinë dhe me prindërit, shkruan revistaclass. Një fëmijë që është ndjerë i anashkaluar, tenton të ketë më shumë frikë nga refuzimi dhe braktisja. Dhe si pasojë, preferon të evitojë lidhjet e dashurisë.

Frikë të ndihen të dobët

Për arsye të ndryshme, femrat janë gjithmonë më të predispozuara për të treguar anën e tyre të dobët, qajnë në publik, shfaqin emocionet, shprehin me lehtësi ndjenjat. E kundërta ndodh me meshkujt. Janë mësuar që të vegjël për të mos kërkuar kurrë, për të mbytur pjesën e ndjeshme. Ajo që në dashuri duhet të dalë hapur.

Frikë për të treguar anën e tyre të errët

Gjithmonë për sa i përket frikës për të humbur kontrollin dhe për të treguar anën e tyre më të keqe, në dashuri nuk mund të shtiresh për shumë kohë, herët a vonë çdo gjë del në dritë edhe kundër vullnetit të tyre.

ME TE LEXUARAT