Policia: Qarkullimi në rrugën e kombit kryhet me zinxhirë

Aktualitet
Policia: Qarkullimi në rrugën e kombit kryhet me zinxhirë

Policia e Shtetit njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë nëpërmjet rrugës së Kombit, se në orët e fundit janë dendësuar rreshjet e dëborës dhe për këtë shkak qarkullimi  në rrugën e kombit duke filluar nga Mirdita deri në Morinë , këshillohet të  kryhet me zinxhirë.

Në rrugën e kombit aktualisht po punojnë katër borë pastruese.  Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezente për të monitoruar trafikun e mjeteve, për të dhënë ndihmë automobilistike si dhe  për të parandaluar aksidentet rrugore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia Rrugore kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që  të zbatojnë kërkesat ligjore,  të bashkëpunojnë me patrullat e saj në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale.

ME TE LEXUARAT