Policia: 311 persona të evakuuar nga zonat e përmbytura

Aktualitet

uraStrukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet e evakuim–shpëtimit  të banorëve në zonat e përmbytura nga dalja e lumenjve nga shtrati si pasojë e motit të keq.  Prej ditës së djeshme dhe deri në këto momente Strukturat e Policisë së Shtetit , konkretisht Forcat e Lëvizshme Operacionale , Delta Forcë dhe  efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Elbasan kanë vakuuar dhe shpëtuar 311 persona dhe konkretisht:

Në Qarkun Fier janë evakuuar dhe shpëtuar 112 persona, ku aktualisht vijon operacioni për evakuimin edhe të disa banorëve të tjerë. Gjatë paradites së sotme janë shpëtuar disa grupe barinjsh, dy të moshuar (çift)  dhe dhjetra banorë të fshtrave Dazezë, Ferras, Hoxharë, Bishan, Rrefik, e Shtyllas, të cilët janë  evakuuar me gomone nga FNSH e Delta Forcë. Në Qarkun Vlorë janë evakuar dhe shpëtuar 98 persona, dhe vijon operacioni për të nxjerrë një bari i cili ka mbetur i bllokuar nga uji afër Bisht Malit. Në qarkun Gjirokastër janë evakuar 7 persona . Aktualisht s’ka asnjë banorë të rrezikuar dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Në qarkun Berat: Janë evakuuar nga Policia 90 persona. Aktualisht nuk ka asnjë telefonatë nga asnjë banor që të kërkojnë ndihmë . Të gjitha rrugët nacionale tashmë janë të kalueshme pasi niveli i ujit ka rënë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Qarkun Elbasan mbrëmjen e djeshme janë evakuuar 4 persona. Shtabi i emergjenës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon të  funksionojë dhe po rakordon veprimet me Shtabin e  Emergjencave. Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve duke sinjalizuar në Sallat Operative nëpërmejt numrin pa pagesë 129 me qëllim që policia t’ju shkojë në kohë në ndihmë. Strukturat e Policisë do vijojnë të jenë në gadishmëri , deri në normalizimin  e plotë të situatës.

ME TE LEXUARAT