Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Paditet drejtoresha e FDH-së pse denoncoi krimet serbe në Kosovë

dikovicNjë avokat nga Beogradi ka bërë kallëzim penal kundër drejtoreshës së Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), Sandra Orloviç, për shkak të akuzave publike që ka bërë ajo ndaj kryeshefit të shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, gjeneralit Lubisha Dikoviç.

Avokati Svetozar Vujaçiç, i cili është avokat i Ratko Mlladiqit, të akuzuarit kryesor për krime të luftës në Bosnjë e Hercegovinë, siç transmeton qik-u, pohon se ai ka bërë kallëzim penal në cilësinë e qytetarit, për shkak se akuzat publike kundër gjeneralit Dikoviq “kanë shkaktuar shqetësim te qytetarët”!

“Plasimi i të pavërtetave të tilla kundër shefit të shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët, prandaj kërkoj që gjatë procedurës parapenale të verifikohet autenciteti i deklaratës inkriminuese e pastaj të inicohet procedura kundër Sandra Orloviçit”, ka thënë ai.

Drejtoresha e FDH, Sandra Orloviç, ka thënë se avokati Vujaçiq duket se nuk e ka parë fare dosjen.

“Avokati Vujaçiq, i cili është avokat i Ratko Mlladiqit, duket se nuk ka arritur ta shikojë dosjen, sepse thotë se në këtë dosje janë paraqitur të akuza identike me ato të dosjes që e kemi publikuar në vitin 2012 dhe, ndonëse është avokat, duket se nuk ka dëgjuar fare se në Rudnicë, në komunën e Rashkës, është zbuluar një varrezë masive në vititn 2013.

Fondi për të Drejtën Humanitare posedon dokumente që dëshmojnë se kryeshefi i shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Lubish Dikoviç, është përgjegjës i drejtpërdrejtë për krimet e luftës, të kryera në zonën e përgjegjësisë së Brigadës 37 të motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë që komandohej prej tij.

Dikoviq i ka cilësuar “të pavërteta” akuzat se ai ka marrë pjesë në krime të luftës, të cilat i ka cilësuar si “sulm ndaj Ushtrisë së Serbisë”.

Koalicioni i organizatave joqeveritare për qasje në drejtësi dhe kundër diskriminimit ka kërkuar nga autoritetet në Serbi që të ndalin sulmet ndaj shoqërisë civile dhe të hetojnë lidhur me deklaratat e Fondit për të Drejtën Humanitare për përgjegjësinë e Dikoviqit në krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet