Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Megan Fox: Djemtë e mi do të më urrejnë

megAktorja e bukur, Megan Fox, e ka lënë tërësisht konsumimin e bukës, në mënyrë që të heqë peshën e tepërt që e ka grumbulluar gjatë muajve të fundit.Bukuroshja 28-vjeçare ka arritur të kthehet shpejt në top-formë, pas lindjes së fëmijës së saj të dytë para disa  muajve, por ajo thotë se këtë herë ishte shumë më e vështirë për t’i humbur kilogramët e tepërt.

“Në shtatzëninë e parë nuk kam bërë asgjë, thjesht isha me fat dhe e re. Mirëpo, herën e dytë kilogramët nuk po hiqeshin aq lehtë, prandaj më është dashur të eliminoj tërësisht bukën nga dieta ime. Kjo është e tmerrshme po jam duke e bërë dhe do ta vazhdoj ta bëj”, ka rrëfyer ajo. Në anën tjetër, ajo thotë se djemtë e saj do të rriten duke e urryer, pasi ajo nuk dëshiron që ata të lidhen me femra derisa të rriten mjaftueshëm.

“Nuk do të ketë vajza derisa t’i mbushin 25 vjet. Do të mundohem t’i mbaj në shtëpi, por a do ta arrij ta realizoj këtë gjë pritet të shihet”, ka thënë ajo. Fox bëri të ditur se së fundi ka marrë oferta për t’u paraqitur në disa filma dhe po i shqyrton disa nga to. kosovarja-ks

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet