Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Librazhd, përmbytje në disa banesa, çahet prita e urës së Lumit Shkumbin

shkumbinReshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar disa përmbytje në lokale dhe banesa në pjesën veriore të unazës së qytetit të Librazhdit.

 Për të bërë të mundur ndërprerjen e vërshimit të ujit që në orët e para të mëngjesit të sotëm efektiva të zjarrëfikëses si edhe vetë banorët kanë pastruar intertet në rrugë të sjella nga vërshimi i ujrave por edhe nga dalja nga shtrati i lumit Shkumbin në këtë zonë.
Po kështu u bë e mundur zhbllokimi i një pellgu të madh me ujë që rrezikonte një stallë me rreth 100 kokë bagëti n ëish ndërrmarjen pyjore të qytetit të Librazhdit.
Aktualisht në këtë qytet problem mbetet çarja e pritës së lumit Shkumbin në afërsi të fushës së sportit nga e cila rrezikohen nga përmbbytja një pjesë e bizneseve dhe banorëve.
 Mësohet se në akset nacionale dhe rurale të rrethit të Librazhdit nuk ka patur problem, ndërsa trashësia e dëborës në Qafë Thanë ka arritur në 20 centimetra.
Në komunën Orenjë është dëmtuar segmenti rrugor rural Zdrajsh- Verri – Floq – Orenjë – Gurakuq, dhe po punohet për heqjen e inerteve në këtë aks.
Aktualisht janë pa energji elektrike fshatrat Orenjë, Lunik, Prevall, e Fushë – Studën, ku për të gjitha problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut po punohet për riparimin e segmenteve të dëmtuara në rrjetin e transmetimit.

Një ditë më parë deputeti i kësaj zone Taulant Balla me një grup biznesmenësh bënë të mundur furnizimin me ndihma të disa familjeve të cilat patën shumë përmbytje në banesat e tyre si pasojë e shirave.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet