Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Granit Xhaka firmos kontratën e re deri në 2019

xhaka2015Eshtë zyrtare, Granit Xhaka ka rinovuar kontratën me Borussian e Moenchengladbachit, deri në verën e vitit 2019.

Një lajm të tillë e konfirmoi vetë klubi gjerman në faqen e tij zyrtare në internet. Në komunikatën e Borussias shkruhet se mesfushori 22-vjecar ka firmosur një kontratë të re që do ta lidhë atë me Gladbahun deri në vitin 2019, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Menjeherë pas firmës me Granitin foli për mediat drejtori sportiv i Gladbahut Max Eberl. Ky i fundit theksoi se Xhaka e ka rritur shumë nivelin e lojës së tij gjatë këtyre dy viteve të fundit që ka qenë pjesë e klubit nga Borussia Park, ndërkohë që shtoi se të gjithë në skuadër janë shumë të lumtur që ai do të jetë pjesë e Borussias edhe për shumë vite të tjera.

Mesfushori me origjinë shqiptare por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës u transferua te Gladbahu në verën e vitit 2012, me skuadrën gjermane që i pagoi Baselit 8,5 milionë Euro për shërbimet e tij. Granit Xhaka regjistron 65 paraqitje me Borussian e Moenchengladbach-it në Bundesligë dhe 2 gola të shënuar,ndërkohë në Kupën e Gjermanisë ai ka zhvilluar gjithsej 4 ndeshje. Në Europa League, 22-vjecari i përfaqësues helvete numëron 16 prezenca dhe dy gola të realizuar.

Menjeherë pas rinovimit Granit Xhaka foli për faqen e klubit në internet teksa deklaroi:” Unë ndihem mirë te Borussia e Moenchenglabach dhe jam duke zhvilluar sezonin tim të tretë këtu. Përsa i përket rinovimit të kontratës nuk kisha asnjë dyshim pasi dua të qëndroj gjatë këtu. Jam i kënaqur dhe shumë i lumtur që do të luaj për Borussian edhe në të ardhmen”- theksoi në përfundim futbollisti i lindur në Basel.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet