Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjermania po i mban azilkërkuesit nga Kosova në kampet e nazistëve

gjermGjermania është një nga destinacionet më të kërkuara nga emigrantët.  Por, kohët e fundit, ajo që shihet si toka e premtuar për shumë njerëz, ka shtrënguar procedurat për pranimin e azilkërkuesve. Ditën e martë bota përkujtoi 70-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit, Auschwitz. Po në të njëjtën ditë, qyteti gjerman i Augsburgut vendosi që të kthejë një tjetër ish-kamp përqendrimi të Hitlerit, Dakaun, në një ndërtesë për të strehuar refugjatët.

Këta persona, emrat e të cilëve janë të shënuara nëpër lista, rrëfejnë se jetesa në këto kampe është shumë e vështirë, thuajse e pamundur. Disa zyrtarë gjermanë e kanë dënuar këtë politikë, duke thënë se autoritetet përkatëse po tregohen të pandjeshëm ndaj azilkërkuesve, për vetë historinë e dhimbshme që këto kampe qëndrimi përfaqësojnë.

Sipas të dhënave të fundit të përpunuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, gjatë dy dekadave të fundit, Gjermania rezulton me numrin më të madh të azilkërkuesve në të gjithë botën.

Një në pesë persona që vijnë në Gjermani për të qëndruar janë nga Siria, Kosova, Serbia ose Afganistani.

Dakau nuk është i vetmi ish-kamp përqendrimi që përdoret për të strehuar numrin në rritje të azilkërkuesve. Edhe në disa qytete të tjera, për të përballuar numrin në rritje të azilkërkuesve, kryetarët e komunave janë duke përdorur forma alternative, si magazinat bosh apo kazermat ushtarake.

Në javët e fundit, lëvizja anti-myslimane Pegida, që trumbeton politika raciste, ka fituar mbështetje veçanërisht në Gjermani lindore, ku ndër qëllimet e tyre janë krijimi i një ligji të ri për emigracionit, i cili do ta vështirësojë akoma edhe më shumë depërtimin e azilkërkuesve në Gjermani. /Top Channel/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet