Elbasan, shembet ura e vjetër e Shkumbinit

Aktualitet

shkumbinPrurjet e  Lumit Shkumbin për shkak të reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë të gjithë të djelës kanë shembur uren e vjetër mbi këtë lumë, por që dëmtime janë shkaktuar edhe tek ura e re që ngrihet përbri saj.

Kjo urë lidh Elbasanin me qytetin e Cerrikut, për të vijuar me zonën e Dumresë si edhe zonën e Shpatit. Ura e vjetër prej vitesh ishte e kalueshme vetëm për këmbësorët për shkak të evitimit të aksidenteve, por me dëmtimet që ka pësuar ajo përbën rrezikshmëri për kalimin mbi të.  Burime nga ndërrmarja e ujësjellësit bëjnë të ditur se “ shembja e urës së vjetër ka dëmtuar edhe një tubacion te ujit të pijshëm që furnizon disa lagje te qytetit të Elbasanit. Specialistët po punojnë për riparimin e defektit ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, përfaqësues të shtabit të emergjencave civile dhe deputetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por reshjet intensive të shiut  kanë  izoluar gjithashtu edhe zonën e Shpatit për shkak të shembjes së rrugës Elbasan – Gjinar në fshatin Shelcan. Policia  u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të mos ndërmarrin asnjë lëvizje nga Elbasani në drejtim të Gjinarit.

Vazhdon të jetë e bllokuar edhe rruga Elbasan – Gramsh pasi niveli i ujit ka kaluar mbi urën e Shushicës pranë hidrocentralit të Banjës ç’ ka detyruar drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë nga një rrugë dytësore që është më e gjatë por e sigurtë për qarkullimin e mjeteve.  Rrëshkitje dherash ka pasur gjatë të gjithë ditës edhe në aksin Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit, ku Policia këshillon drejtuesit e mjeteve që në këtë aks të levizin ngadalë dhe të tregohen te kujdesshëm për shkak të gurëve që bien nga kodrina. Kërcënim serioz përbën edhe përroi i Zaranikës i cili ka prurje të shumta, ç’ka ka vënë në alarm banorët e zonës të cilët në çdo moment janë në rrezik për ndonjë katastrofë natyrore në banesat e tyre. Në mesditë stacioni i pompave të Cerrikut u përmbyt, dhe rrezik pati dhe ai i Elbasanit po që fatmirësisht u ndërhy shpejt.

Edhe  në disa komuna të Librazhdit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të motit të keq. Në komunën Orenjë janë bllokuar fshatrat Gurakuq dhe Zdranjsh për shkak të rreshkitjeve të tokës

ME TE LEXUARAT