Deputetët francezë te Le Pen projekt-rezolutë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Politikë

francezetTre eurodeputete te se djathtes ekstreme franceze kërkojnë ndërprerjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dominique Bilde, Sophie Montel dhe Steeve Briois, perfaqesues te Frontit Nacional, te Le Pen, thonë se shkak i këtij qëndrimi të tyre janë gjendja sociale dhe ekonomike në Europë. Në nje projekt-rezolutë theksohet ndër të tjera që Shqipëria ka përfituar deri më tani kredi europiane që shkojnë deri në 315,5 milionë euro.

Ne projekt-rezoluten, ku argumentojne qendrimet e perbashketa kunder anetaresimit te Shqiperise ne familjen europiane, tre eurodeputetet pretendojne mbajtjen e referendumeve në çdo vend anëtar lidhur me valën e re të anëtarësimeve të mundshme në BE. Mesohet, se treshja franceze ka kundershtruar ngjashem edhe procesin e anëtarësimit të Turqisë e Malit të Zi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

tre-deputetet-franceze

ME TE LEXUARAT