Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Burgaj: Moszbatimi i urdhrit në 21 janar, lapsus

hysni-burgajDy ish-drejtuesit e policisë, ish-drejtori Hysni Burgaj dhe ish-zëvendësi i tij Agron Kuliçaj, janë thirrur sot ne Prokurori, për t’u marre ne pyetje ne lidhje me mos zbatimin e urdhër-ndalimit te Prokurorisë, për 6 gardiste ne 21 janar. Kuliçaj dhe Burgaj janë paraqitur këtë të hënë në zyrën e prokurorit Ndini Tavani, ku në statusin e personave nën hetim, kanë dhënë deklarimet e tyre. Sipas Vizion +, i vetmi që ka pranuar të dëshmojë ka qenë ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Burgaj, ndërsa vartësi i tij Agron Kuliçaj, ka deklaruar se do të paraqitet në një moment të dytë në prani të avokatit. Burgaj ka deklaruar se urdhër-arrestet herën e parë, nuk jane zbatuar per shkak te nje lapsusi ortografik ne formulimin e tyre, ndërsa me pas zbatimi i tyre ka qenë kompetencë e drejtorisë së Tiranës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet