BMW dhe Rolls Royce zgjidhin problemin e hakerave

Teknologji

bmwBMW në kumtesë ka theksuar se shoqata gjermane e motoristëve ADAC ka vërejtur problemin që u paraqit te modelet të pajisur me softuerin "ConnectedDrive" i cila ka shfrytëzuar çipin e posaçëm për njohjen e pajisjeve të shfrytëzuesve të automobilave.

Modelet që kanë pasur probleme me këtë sistem janë Rolls Royce "fantom", Mini hatchback dhe shumica e BMW –ve kësaj radhe "e3" e modelit elektrik. Automjete janë prodhuar ndërmjet marsit 2010 dhe dhjetorit 2014, thuhet në kumtesën e ADAC, e BMW ka shtuar se nuk di të jetë keqpërdorur asnjë rast i këtij gabimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vozitësit këtë softuer kanë mundur ta përdorin për mbylljen e dyerve, por edhe për funksione të tjera si ofrimi i informatave në komunikacion, argëtim online dhe kontrollim të pajisjeve klimatike. Rreziku i sigurisë është paraqitur me rastin e transmetimit të shënimeve, thuhet nga BMW.

ADAC ka treguar se pikërisht ky problem është paraqitur në sistemet e BMW e firma gjermane ka ndërmarrë hapa që të eliminojë depërtimin përmes shifrimit të komunikacionit brenda automobilit duke përdorur standardin "HTTPS" [Hypertext Transfer Protocol Secure].

ME TE LEXUARAT