Shqiptarët drejtojnë trafikun e drogës Marok – Spanjë

Aktualitet

shqipPiloti i forcave të armtosura shqiptare Sokol Feka, i cili humbi jetën këtë fillim jave ndërsa pilotonte një helikopter të mbushur me drogë në Spanjë, nuk është shqiptari i vetëm i angazhuar në trafikun e drogës nga Maroku drejt brigjeve spanjolle.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Spanjës, dyshohet se është një rrjet i mirë – strukturuar nga banda të drejtuar nga shqiptarë që jetojnë legalisht apo ilegalisht në Spanjë, ata të cilët kanë marrë kontrollin e trafikut mes shtetit afrikan dhe brigjeve spanjolle, ku trafikohet kryesisht droge e llojit kanabis.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetuesit spanjollë dyshojnë se ky rrjet narko – trafiku i drejtuar nga bandat shqiptare ka kohë që ka bërë lidhjet e tyre edhe me kultivuesit e drogës së lehtë në Marok. Ky vend është shndërruar vitet e fundit, në hambarin e marijuanës për tregun europian.

Në një studim të para disa viteve, Maroku është klasifikuar si shteti që mban vendin e parë në botë për prodhimin e kësaj droge, me rreth 27.2 % në krahasim me vende të tjera prodhuese, ku asokohe përfshihej dhe Shqipëria me rreth 4.7 %.

Ndërsa Spanja klasifikohej si vendi i parë në botë për sasinë e kanabisit që importohej ilegalisht, me rreth 51% të gjithë sasisë që trafikohej në botë. Pikërisht kjo hapësirë është bërë prej kohësh dhe epiqendra e trafikut, por dhe e luftës anti – trafik nga autoritetet shtetërore spanjolle dhe europiane.

Bandat shqiptare dyshohet se janë super të specializuar edhe me trafikun nëpërmjet gomoneve nga brigjet marokene drejt atyre spanjolle. Nisur dhe nga eksperienca e vjetër në trafikun nga Shqipëria në Itali, mendohet se bandat shqiptare kanë marrë supremacinë në këtë trafik, duke u bërë dhe më të suksesshmet.

Piloti shqiptar, majori Sokol Feka, mendohet se është i pari që është provuar nga ky rrjet në trafikun ajror, ku përdoren helikopterët kryesisht të marrë me qera. Ajo që po hetojnë aktualisht hetuesit spanjollë është nëse rasti i kësaj jave, që përfundoi tragjikisht për pilotin shqiptar dhe për personin tjetër që ndodhej në bord, është i pari apo ka patur edhe raste të tjera.

Hetimet po drejtohen edhe tek viktima tjetër, pasi nga ai shpresohet të gjenden lidhjet me organizatorët e këtij rrjeti ne gadishullin iberik. Klan

ME TE LEXUARAT