Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vlorë, Vjosa del nga shtrati, përmbyten toka bujqësore e shtëpi

vjosaLumi Vjosë raportohet të ketë dalë nga shtrati rreth orës 01:00 të ditës së diel, duke shkaktuar përmbytje masive kryesisht në toka bujqësore.

Sipas Shtabit të Emergjencës janë përmbytur rreth 300 ha tokë bujqësore në fshatrat Kashisht, Kafaraj, Cerven, Sheq Musalar dhe Ferras.

Prurjet e lumit nga Gjirokastra e Tepelena, vazhdojnë të jenë tepër të larta, çka e rëndon edhe më tepër situatën dhe pritshmëritë për një përmirësim të saj në orët në vazhdim.

vjosa-shtratiiiNiveli i ujit është vetëm pak centimetra nga bazamenti i Urës së Vjetër të Mifolit, që dëshmon për një situatë emergjente. Parametrat aktualë, janë pothuajse të ngjashëm me atë të dimrit të vitit 2005, që evidentohet si një nga momentet më kritike në historinë shumëvjeçare të përmbytjeve në këtë zonë.

Por, ajo që e bën më problematike tablonë në komunën e Novoselës, është përplasja e ujrave të lumit me ato në detit, në afërsi të grykëderdhjes së tij, në një brez me thellësi prej 1-1.5 km thellësi nw afërsi tw fshatit Pishë Poro. Era e fortë me drejtim nga deti e shoqëruar me një baticë të theksuar, por krijon një front të dytë problemesh, çka është shoqëruar me përmbytjen e një sipërfaqeje të konsiderueshme të tokave bujqësore, duke kërcënuar edhe disa banesa.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet