Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shfaqet filmi i xhiruar vetëm me një iPhone 5…

iphone-filmNjë film komedi me personazhe punonjëset e seksit e xhiruar e gjitha me iPhone 5 është shfaqur për herë të parë në Festivalin e Filmit Sundance dhe së shpejti do të shpërndahet në të gjithë botën.

‘Tangerine’, me regji dhe skenar të Sean Baker, tregon historinë e një prostitute e cila lirohet nga burgu gjatë natës së Krishtlindjes dhe pasi merr vesh se tutori i saj e ka tradhëtuar, tërbohet në rrugët e Los Angeles-it.

I gjithë filmi është xhiruar me celular. Ka shumë filma amatorialë që xhirohen në këtë mënyrë, por ky është i pari që shfaqet në një event të tillë si Sundance Film Festival.

Regjisori tha për ‘The Verge’: “Ishte shumë e lehtë. Nuk kemi humbur asnjë filmim. Kemi përdorur një aplikacion 8 dollarësh që na ndihmoi me fokusin dhe ngjyrat.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet