Drejtori ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka deklaruar se trajneri Pep Guardiola e ka gati kontratën e re dhe mund ta nënshkruajë kur të ketë dëshirë.
Ditët e fundit ka pasur shumë spekulime në lidhje me të ardhmen e spanjollit, por Rummenigge mohon çdo mundësi largimi. 65-vjeçari ka pranuar se procedurat për rinovimin e kontratës po shkojnë mirë dhe është i bindur se spanjolli do të qëndrojë.
Sipas tij, Guardiola mund të largohet pa asnjë problem në momentin që do t’i japë Bayern Munchenit trofeun e Ligës së Kampionëve. “Synimi ynë parësor mbetet Liga e Kampionëve dhe pasi të na dhurojë këtë trofe Guardiola mund të largohet drejt një skuadre tjetër nëse dëshiron”, ka thënë ai.
Nuk ke per ta marre kurre oh Rummmenigge ,ate trofe me ate tranier. Mos trojm.