Reshjet nuk kanë të ndalur, MB njofton për akset e bllokuara

Aktualitet

ministria-brendshmeMinistria e Brendshme ka informuar me ane te nje raporti, situaten e krijuar ne vend si pasoje e reshjeve dhe permbytjeve nga moti i keq. Në raportin e saj ne lidhje me situatën e krijuar si pasojë e motit të keq, deri në orën 16.00 , Ministria e Brendshme shprehet se kemi këtë situatë të akseve rrugore  si më poshtë vijon: Në Qarkun Gjirokastër:

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Niveli i lumit Drino po bie. Në aksin rrugor Gjirokastër- Lunxhëri lejohet qarkullimi i fuoristradave dhe furgonave , ndërsa makinat e vogla për momentin nuk kalojnë dot.

Ndërsa aksi rrugor Libohovë - Sofratikë është plotësisht i kalueshëm. Ne Memaliaj tek rrepet e Memaliaj , në lokalin e quajtur 1 Maji , roja i lokalit që ishte i bllokuar  nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë është evakuuar me helikopter.

Në Përmet, aksi rrugor Përmet - Çarshovë , si dhe Aksi Rrugor Tepelenë - Përmet janë të kalueshëm tashmë pasi niveli i ujit të lumit Vjosë ka rënë.

Në qarkun Berat:

Në gjitha rrugët nacionale tashmë janë të kalueshme pasi niveli i ujit ka rënë.

Në qarkun Vlorë :

Aksi Selenicë - Vlorë në vendin e quajtur bishti i malit është ende i bllokuar nga prurjet e lumit Vjosë.

Ndërs akset e tjera rrugore në këtë qark janë të kalueshme.

Në Qarkun Fier:

Ne aksin Levan - Tepelenë në vendin e quajtur Ferma e Romsit ka filluar të futet uji në autostradë por pa krijuar bllokim të aksit.  Policia rrugore ka marrë masa duke ndihmuar qarkullimimin me një sens të lëvizjes në atë segment ku është prezet uji në rrugë.

Një banor që kishte mbetur i bllokuar në një pikë inertesh në Çerven të rrethit Fier. është evakuuar nga Policia me gomone.

Elbasan:

Aksi rrugor Cërrik - Gramsh  është i bllokuar në fshatin Banjë, pasi lumi ka dalë mbi urë.  Qarkullimi vijon nga rruga e llixhave.  Aksi rrugor Tiranë - Elbasan , në fshatin Ibë vijon të jetë i bllokuar.

Për shkak të situatës së krijuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon të  funksionojë Shtabi i emergjenës.

Në ndihmë të banorëve në zonat e rrezikuara  nga prurjet e mëdha të lumenjve e përrenjëve janë angazhuar të gjitha forcat e Lëvizshme  Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , si dhe kanë kaluar në gadishmëri të plotë , efektivat e  Policisë në Drejtoritë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Fier, Vlorë e Berat.

Që prej mëngjezit , Forcat e policisë po vijojnë evakuimin e disa familjeve në Novoselë dhe në Fitore të rrethit Vlorë, në disa fshatra të rrethit Fier konkretisht në Feras, Çerven, Frakull , Kashisht, Selisht, Tojk , Varibop, si  e në Urën Vajgurore në Berat.

Policia e Shtetit kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për të zbatuar kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e policisë rrugore dhe asaj të rendit në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve  dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale.

ME TE LEXUARAT