Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Policia: Ja situata me reshjet në Qarqet Gjirokastër, Berat, Vlorë dhe Fier

permbyDrejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit informon për situatën e ndikuar nga moti i keq në disa qarqe të vendit. Në Qarkun Gjirokastër:

Akset rrugore nacionale janë të kalueshme për momentin, rrezikon dalja e ujit në rrugë në vendin e quajtir Kthesa e Viroit në hyrje të qytetit Gjirokastër. Si pasojë e daljes së lumit Drinio nga shtrati  është bllokuar aksi rrugor rural Gjirokastër Lunxhëri. Si dhe është bllokuar aksi rrugor   Libohovë –Sofratikë.

Ne Memaliaj tek rrepet e Memaliaj , në lokalin e quajtur 1 Maji , është bllokuar  roja i lokalit nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë. Forcate policisë dhe të zjarrfikëses  kanë bërë përpjekie për ta nxjerrë por s’kanë mundur dot për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Vjosë. Për nxjerrjen e tij nga lokali do niset një helikopter , pasi vetëm nga ajëri mund të realizohet nxjerrja e tij. Gjendja e rojes së lokalit është e mirë pasi ka hipur në pjesën e sipërme të lokalit dhe nuk rrezikohet për momentin.

Në Përmet , aksi rrugor Përmet Çarshovë është i bllokuar në vendin e quajtur Badlonjë pasi lumi vjosë ka dalë rreth dy metra në rrugë. Aksi Rrugor Tepelenë – Përmet është i bllokuar në vendin e quajtur Dragot , pasi lumi Vjosë ka dalë në rrugë.

Në qarkun Berat:

Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Osum ka përmbytje te tokave. Rruga e Skraparit midis Bogoves e Pronovikut është e bllokuar nga rreshqitet e dheut. Ne qytetin e Skraparit  është e pa kalueshme Ura e pazarit  që lidh 6 fashtra , pasi uji ka dalë mbi urë. Ne Urën Vajgurore dy familje janë evakuuar nga forcat speciale me varka.

Në qarkun Vlorë :

Focat Speciale  kanë evakuuar 14 familje në zonën e Novoselës në fshatin Fitore. Aksi Selenicë Vlorë në vendin e quajtur bishti i malit është i bllokuar nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë. Aksi rrugor që të çon në komunën Vllahinë është ë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.

Në Qarkun Fier:

Si pasojë e prurjeve të mëdha të Gjanicës në dy lagje të qytetit Fier , në lagjen 1 Maj dhe Sheq,në rreth  150 banesa e biznese  është futur uji brenda. Në komunën Cakran ka përmbytje të tokave. Ne fshatin Çerven të komunës Frakull janë përmbytur 6 banesa, ku banorët janë evakuuar nga Policia , si  dhe janë dhe  rreth 50 banesa të tjera të rrethuara nga uji. Policia dhe grupi i emergjencave po bëjnë evakuimin e banorëve dhë të gjësë së gjallë.

Ne fshatin Feras të komunës Levan në rreth  50 banesa po hyn uji brenda . Forcat e Policisë po evakuojnë  banorët dhe gjënë e gjallë. Për shkak të situatës së krijuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur  dhe funksionom Shtabi i emergjenës.

Në ndihmë të banorëve në zonat e rrezikuara  nga prurjet e mëdha të lumenjve e përrenjëve janë angazhuar të gjitha forcat e Lëvizshme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , si dhe kanë kaluar në gadishmëri të plotë , efektivat e  Policisë në Drejtoritë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Fier, Vlorë e Berat.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë atyre qytetarëve që kanë planifikuar të udhëtojnë në drejtim të qyteteve të jugut , të anullojnë lëvizjet , pasi prurjet e mëdha të lumenjve dhe përrenjëve , rrezikojnë bllokimin e akseve rrugore nacionale.

Njëkohësisht kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për të zbatuar kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e policisë rrugore dhe asaj të rendit në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve  dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet