PD thirrje Ramës: Ngre shtabin e emergjencave, ndihmo të përmbyturit

Politikë

selia-pd2015Partia Demokratike deklaroi se solidarizohet me banorët në zonat e përmbytura ne jug të vendit dhe në të gjitha zonat e veriut dhe lindjes ku reshjet e borës kanë bllokuar mijëra banorë dhe kanë ndalur ose vështirësuar qarkullimin. "Të gjitha degët lokale të Partisë Demokratike do të jenë në mbështetje të qytetarëve dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet vendore. Jeta dhe prona e qytetarëve është parësore. Në kulmin e fatkeqësisë natyrore të reshjeve dhe përmbytjeve në gjithë vendin, kryeministri lajmëron se do të vijojë me prishjet e shtëpive të hallexhinjve në Vlorë pa i kompensuar fare me vlerë tregu. Ky është një qëndrim cinik i ligësisë së pashoqe të dyshes Rama-Meta që në vend që të çojnë mjetet e rënda për të zhbllokuar rrugët, vendosur prita për përmbytjen e lumenjve dhe parandaluar dëmet e mëtejshme, tani po mendojnë si t’ia kalojnë natyrës për dëmtimin e njerëzve. Kryeministri të ndalë kërcënimet e zullumet ndaj qytetarëve, të lërë llafet dhe pozat para ekraneve. Të ngrejë urgjentisht shtabin e emergjencës dhe t'u vijë në ndihmë banorëve në zonat e goditura", thote PD.

ME TE LEXUARAT