OSHEE: Po punojmë për të riparuar defektet në hidrovore

Aktualitet

osheOperatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike pranon situatën e krijuar ne shume zona te Shqipërisë, por shkaku kryesor per ndërprerjet e energjisë janë defektet si pasoje e motit te keq. Për këtë arsye kompania e shpërndarjes njofton se ka ngritur grupe pune per te rregulluar defektet ne hidrovore. Hidrovoret jashtë pune janë ai i Radhimes, hidrovori ne Ballaj te Fierit dhe ai i Qerretit te Kavajës. Po kështu gjysma e qytetit te Gjirokastrës ka mbetur pa energji elektrike, kjo pasi uji i dale nga shtrati i lumit Drino ka hyre ne sallën e komandës te nënstacionit qe furnizon qytetin. Pa energji janë 22 lagje te qytetit si dhe fshatrat Lunxhëri, Viroi dhe Lazarat.  Ndërsa ne veri te vendit pa drita kane mbetur 3 komuna dhe Bashkia e Krumës. Pesha e madhe e dëborës ka dhënë defekte ne nënstacionin e kësaj bashkie.

ME TE LEXUARAT