Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Moti i keq, ASHRR: Ja situata në akset nacionale

gramsh-permbytjeNisur nga kushtet e motit të keq me reshje shiu e bore dhe stuhi ere që ka përfshirë zonat e Jugut dhe Juglindjes, Autoriteti rrugor ka përcjellë në media informacionin më të fundit mbi situatën në akset nacionale.
Duke filluar nga kryeqyteti, ASHRR njofton se nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij Rajoni, me përjashtim të rrëshqitjes së Gjinarit e cila mbetet e bllokuar per shkak te cedimit per me shume se 1 km te trupit te rruges ne fshatin Shelcan, dhe ne aksin rrugor Cerrik-Banje-Gramsh i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll,qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh-Q.Kacivel-Elbasan.

Në Shkodër, nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij Rajoni.
Kane filluar reshjet e bores por,deri ne keto momenti qarkullimi kryhet normalisht,kalohet me zinxhire ,ne segmentetAras-Q.Draje-K.Domaj,Dragalice-Stebleve,Kala e Dodes-Vasije.Ka renie te masivit shkëmbor ne aksin Q.Bualli-U.Topojanit ne afërsi te Zerqanit.
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij Rajoni
Gjinari eshte  ne monitorim,dhe po punohet per te rregulluar sa me shpejte kete situate.

Në Gjirokastër,  nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij Rajoni.
Në Korçë, Dardhë dhe Voskopojë ka reshje dëbore, është hedhur kripë dhe nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. po pastrohen guret dhe dhera te rena nga shpatet.Aksi Permet-Korce bllokuar  ne vendin e quajtur Rredhi i Badelonjes si rezultat i daljes se lumit Vjose nga shtrati.Ne aksin Ura e Leklit – Permet ne km 5 si rezultat i daljes se lumit Vjose nga shtrati mjetet e vogla nuk qarkullojne.Ne aksin rrugor Kelcyre-Permet ne vendin e quajtur Rrapi i Kuqarit ka shkarje masive te skarpateve ,rruga eshte e kalueshme me nje korsi. Tek ura e Viroit si rezultat i daljes se ujrave te liqenit nga shtrati ,kalimi i mjeteve behet me veshtiresi .

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet