Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Milionerja 22-vjecare që ia rrëmbeu zemrën Sinan Hoxhës

sinan-hoxha-fejohetJeta e tij private gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të miqësive të ndryshme që Sinani kishte krijuar në skenën muzikore. Këngëtari i njohur ndonëse ishte munduar që jetën e tij private të mbaj sa më fshehur nga syri i publikut, megjithatë shpesh është bërë protagonist kryesorë i faqeve rozë.

Vite më parë pas një afere të zbuluar mes tij dhe një kolegu të estradës, Sinani për t’i dhënë kahje tjetër kësaj çështje kishte zbuluar foto në të cilën shihej bashkë me një këngëtare diskotekash në diasporë me emrin Xhuli e cila fliste plot pasion për marrëdhënien e saj me kolegun, Sinan Hoxha.

E tash pas disa vitesh, këngëtari i njohur duket se e ka marrë me shumë seriozitet marrëdhënien në çift. Po çfarë thoshte ai për krijimin e familjes në një nga intervistat e fundit të dhënë në media, i pyetur se pse e fsheh jetën private:
“Sepse nuk e kam ndërtuar karrierën time në bazë të skupeve por në baza të forta pune e talenti. Dija dhe unë të dilja me femra nëpër gazeta sa për të bërë shou dhe publicitet por kam zgjedhur një rrugë tjetër më të drejtpërdrejtë me publikun, ndërsa sa për familjen që e dua më shumë se ç’mendon çdo kush mos kini merak se edhe ajo do të vij shpejtë me kismet të Zotit, shpehje kjo që e përdor mamaja ime shpesh”.

Dhe ja si duket fati ka trokitur në derën e Sinanit pasi e përzgjedhura e 39 vjeçtarit është vetëm 22 vjeçe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet