Nga 1 Shkurt, kushdo që kapet duke kryer punime ndërtimi pa u pajisur me lejen përkatëse nga njësia vendore do të dënohet nga 1 deri në 8 vite burg. E njëjta masë ndëshkuese penale është e vlefshme edhe për personat që janë pronarë të një toke dhe ndërtojnë pa leje në tokën e tyre.
Në datën 14 Janar është publikuar në Fletoren Zyrtare një ligj për ndërtimet e paligjshme, i cili synon të rregullojë tregun e ndërtimeve, duke e kthyer këtë shkelje në vepër penale. Ligji hyn në fuqi pas 15 ditësh pas publikimit në fletoren zyrtare çka do të thotë se më 1 Shkurt nis zyrtarisht zbatimi i tij.
Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të cilat i referohen ndërtimeve të paligjshme parashikojnë që ndërtimet pa leje dhe bashkëpunimi në ndërtim konsiderohen vepër penale dhe do të dënohen me burg nga 1-8 vjet. Në pika të veçanta ligji parashikon që nëse kjo vepër penale kryhet në tokën publike, shtetërore apo të tjetrit dënohet me burg nga 1-5 vite.
Ndërsa në rastet kur ndërtimi sjell pasoja të rënda apo kryhet për qëllime fitimi dënimi varion nga 3-8 vjet. Ligji parashikon penalizime edhe për kompanitë të cilat do të jenë pjesë e ndërtimeve pa leje, çka do të thotë se kushdo që kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrje apo zbatim punimesh do të dënohen me 3 vjet burg.
Deri më tani parandalimi i ndërtimeve pa leje penalizohej vetëm me gjoba, por duket se këto masa nuk kanë pasur efekt mbi qytetarët, pasi vitet e fundit në të gjitha qytetet e vendit, por më së shumti në kryeqytet ka pasur një bum të ndërtesave informale, apo shtesave të pallateve gjithtashtu pa lejen e posaçme.
Ndërkohë, paralelisht me këtë, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar prej muajsh po vijon aksionet për prishjen e ndërtimeve në kundërshtim me ligjin. Aktualisht ndërtimet janë të bllokuara edhe pse gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e KKT të marrë në Gusht të vitit të kaluar.Tv Scan
8 vjet burg ishte per agjitacion e propagan’d