Deputeti i LSI: INUK s`do të ndërhyjë të hënën në Vlorë

Politikë

deputeti-lsi-vloreDeputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami zhvilloi sot një takim me banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë.

Ai ka thënë se INUK nuk do të vijë të hënën në Vlorë, por pas një jave për t’u dhënë kohë qytetareve të përgatiten për t’u sistemuar diku tjetër me ndihmën e shtetit.

“Kemi rënë dakord me banorët që të gjejmë zgjidhje në interes të tyre”, tha deputeti Selami.

Sipas tij, ata do marrin shtëpi të reja, por fillimisht do të akomodohen në shtëpi me qira dhe më pas shteti do t’ju sigurojë ambiente të reja banimi.

Deputeti i LSI-së tha se Kryeministri Rama, po merret me zgjidhjen sa më të shpejte të situatës, pasi investimi për rrugën është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit. Banorët sipas Selamit, janë dakord të gjendet një zgjidhje e efikase

ME TE LEXUARAT