Shkodër, zjarri shkrumbon ndërtesën 3-katëshe, plagoset 50-vjeçari

0

zjarrNjë 50-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e zjarrit që ra në një banesë në Shkodër pasditen e të dielës.
Shtetasi Abdyl Leva me plagë në trup u dërgua në spital pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.
Zjarri njoftohet se ka rënë në një banesë trekatëshe në lagjen “Parrucë” të Shkodrës, ku jetojnë familjet e dy vëllezërve Leva.
I plagosuri Abdyl Leva konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën. Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale në godinën 3-katëshe të banimit.

Ende janë të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit. Forcat zjarrfikëse kanë arritur të parandalojnë përhapjen e flakëve në ndërtesat tjera aty pranë. Një grup ekspertësh mësohet se ka nisur punën për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.