Ronaldinho vendos ku do të luajë në të ardhmen

Sport

ronaldinhoIsh-futbollisti më i mirë në botë, Ronaldinho nuk do të nënshkruajë për asnjë skuadër amerikane, nuk do të udhëtojë për në Angolë dhe askund tjetër, së paku jo brenda një kohe të afert.

"Ronaldinho mbetet futbollist yni", ka thënë Joaquin Beltran, kryetar i skuadrës meksikane Queretaro, i cili më pas ka shtuar: “Për disa ditë nuk mund të llogarisim në shërbimet e tij, pasi i ka pasur disa probleme personale, por kur të kthehet, ai do të ketë një regjim të veçantë për përgatitje individuale. Jemi të kënaqur që do ta vazhdojmë bashkëpunimin”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-anëtari i Barcelonës në Meksikë u transferua në shtator të vitit që shkoi dhe në nëntë ndeshje sa është paraqitur ka shënuar tre gola. Braziliani ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

ME TE LEXUARAT