Paulina Vega shpallet “Miss Universe”

Showbiz

kolumMiss Colombia, Paulina Vega është kurorëzuar si “Miss Universe”. 22 – vjeçarja, student për Administrim Biznesi nga Barranquilla, Columbia, thekson se u ndje shumë e lumtur dhe krenare kur dëgjoi lajmin se njerëz nga Columbia kanë dalë në rrugë për të festuar. Pasi la pas Miss USA, Netherlands, Jamaica dhe Ukrainën, Miss Columbia u shpall “Miss Universe”. Donal Trump është shprehur se “Miss Columbia” e meritonte fitoren, pasi në momentin që ajo sfiloi, njerëzit thanë, ajo do jetë ylli i mbrëmjes.

Por ky çmim u shoqërua dhe me pakënaqësi, pasi dhe pse u shpall mbretëresha e mbrëmjes, Miss Columbia nuk arriti të jetë aq e përfolur sa Miss Jamaica, e cila menjëherë u bë mjaft e komentuar nga njerëzit dhe u bë trendi i momentit në rrjetet sociale.Komente të shumta shkruajnë se Kaci Fennell, Miss Jamaica duhet të kurorëzohej si “Miss Universe”. Kosovarja-ks

ME TE LEXUARAT