Paris, duartrokitje në shesh për delegacionin shqiptar

1

paris-shqiperia15Shqipëria dha sot një shembull unik të harmonisë fetare në marshimin e madh të solidaritetit botëror kundër terrorizmit dhe intolerancës fetare në Paris.
Në kryeqytetin e tronditur nga sulmet terroriste,  toleranca jonë fetare, e konkretizuar me praninë e 4 krerëve shqiptarë të besimeve fetare, është vlerësuar me duartrokitjet e qindra mijëra njerëzve që marshuan në sheshin “Republika”.
Baba Mondi i komunitetit Bektashi, imami i Tiranës Ylli Gurra, përfaqësues të besimit katolik dhe ortodoksë, të katërt përkrah njëri-tjetrit janë bërë dëshmi të bashkëjetëses të komuniteteve të ndryshme fetare në vendin tonë.
Përfaqësuesit e besimeve fetare shoqëruan në Paris kryeministrin Edi Rama, ministrat Bushati e Veliaj dhe një grup gazetarësh të cilët iu bashkuan kauzës kundër terrorizmit dhe lirisë së shprehjes.

Kliko per me shume info

1 COMMENT

  1. Ketyre gazetareve te oborrit te politikes kush ua pagoi biletat e udhetimit dhe shpenzimet gjate kesaj te diele ne Paris ??????? Mos valle do ishte shume me kuptimplote dhe e arsyeshme qe ne vend ta gazetareve opinioniste qe i kane sjelle vetem te keqija shqiptareve ne 24 vjet thjeshte sepse nuk bene opinione te shendosha por qoka me politiken, Kryeministri te merrte nje grup femijesh te besimeve te ndryshme fetare dhe qe me tufa lulesh do ishin shume me domethenes sesa ata qe ne 21 Janar do mbeshtesnin thirrjet e idhullit te tyre kunder “kokepalareve” qe protestonin per lirine e shprehjes dhe lirite themelore njerzore ??????

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.