Paloka: Qeveria në shërbim të bandës kriminale, Edi Rama hesht prej 24 orësh

Politikë

palokaKryetari Grupit Parlamentar, Edi Paloka ka deklaruar se faktet e lidhjes së Ministrit të Brendshëm me grupin kriminal, kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Me poshte deklarata e plote e zotit Paloka

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

" Faktet tronditëse, të bëra publike, tregojnë qartë se banda e armatosur që terrorizoi Tiranën në përplasje të përgjakshme dy netë më parë, është e lidhur me qeverinë dhe ushtron aktivitetin kriminal me dijeni dhe mbrojtjen e saj.

Oficeri i policisë është në shërbim të bandës.

Anëtari i bandës hyn dhe del nga zyra qendrore e Partisë Socialiste.

Të gjithë strukturat e qeverisë ishin dje në dispozicion të kreut të bandës, që nga shërbimet spitalore e deri tek shoqërimi i tij në banesë.

Ka të dhëna shumë shqetësuese, se policia ka kryer kontrolle në banesat e biznesmenëve, të cilët janë gjobitur nga banda kriminale.

Pra Ministri i Brendshëm e di që miku i tij vë gjoba, dhe ai nuk bën asgjë për të mbrojtur viktimat, por u sulet viktimave, për interesat e bandës.

Pati dje dezinformim të vazhdueshëm dhe mungesë transparence, në favor të bandës.

Këto ngjarje të rënda kanë ndodhur në 24 orët e fundit, që kanë tronditur mbarë opinionin publik, dhe gjithë qytetarët e vendit.

Vetëm Edi Rama hesht.

Asnjë fjalë, asnjë reagim.

Ky aktivitet kriminal ndodh sigurisht në dijeninë e tij të plotë.

Rama ka përfituar nga shërbimet e bandës gjatë fushatës zgjedhore, në blerjen, e në marrjen me forcë të votave.

Tani, ai po i kthen bandës favoret, duke i ofruar shërbimet e tij.

E lejon të vërë gjoba e të terrorizojë biznesmenët e qytetarët.

U jep oficerë policie në dispozicion për t’i dhënë siguri dhe mbrojtje.

Kujdeset për bandën në cdo drejtim që armët të mos gjenden, provat të mos gjenden, që kreu i saj të mos qëndrojë më shumë se disa minuta në zyrat e Drejtorisë së Policisë.

Këto janë të vërtetat e kësaj qeveria.

Kështu sundon oligarkia në pushtet.

Me bandat, nga bandat për bandat".

ME TE LEXUARAT