Ndërprerja pë 40 minuta në gjithë botën, flet zëdhënësi i Facebook

Teknologji

fb-wrongRrjeti social Facebook ka pësuar sot ne mengjes, një ndërprerje masive, duke u bërë i pa aksesueshem për shumë përdorues në gjithë botën.

Ndërprerja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe ka prekur përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, Azi, Evropë dhe Australi. Sinjali i dhene ishte se "dicka nuk shkon, na falni".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimi Instagram i Facebook-ut ka qenë edhe ai jashtë funskionit për kohë të shkurtër.

Kompania Facebook ka thënë se beson që inxhinierët e tij kanë shkaktuar problemin, duke rrezuar pretendimet për sulm kibernetik.

“Ajo qe ndodhi nuk ka qenë rezultat i një sulmi të palës së tretë, por mundet te kete ndodhur pasi kemi bërë një ndryshim, i cili ka prekur sistemet tona të konfigurimit”, i ka thënë BBC-së një zëdhënës i Facebook.

Facebook ka rreth 1.25 miliard përdorues në gjithë botën, ndërsa Instagram rreth 300 milionë.

ME TE LEXUARAT