Minatorët ndërpresin punën në Trepçë

Kosovë&Rajon

trepceMinatorët e Trepçës kanë ndërprerë punën të martën në mëngjes dhe po qëndrojnë në një prej horizonteve të minierës në Stantërg, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ata kanë kërkuar nga menaxhuesit e kësaj ndërmarrje sqarime shtesë në lidhje me zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

“Minatorët nuk e kanë të qartë çfarë po ndodh me Trepçën dhe kërkojnë detaje shtesë nga menaxhuesit për të ardhmen e tyre”, kanë thënë burimet, duke shtuar se menaxhuesit e kësaj ndërmarrje ndodhen në minierë.

ME TE LEXUARAT