Më pak aksidente në 2014, policia mblodhi 2.35 miliard lekë nga gjobat

Aktualitet

rrugorjaaaSipas te dhenave te policise se kryeqytetit, gjatë vitit 2014 në Qarkun e Tiranës janë shënuar 5 aksidente me vdekje më pak se viti 2013, ndërsa janë pezulluar rreth 4800 patenta më shumë se viti 2013.

Këto janë të dhënat e bërë publike nga Drejtoria e policisë së kryeqytetit. Sipas të dhënave të publikuara, në total kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore 40 persona, dhe janë shënuar 28 aksidente më pak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia Rrugore për vitin 2014 ka vendosur rreth 219 mijë gjoba ose e thënë ndryshe 92 mijë gjoba më shumë se në vitin 2013. Sipas të dhënave të siguruara nga drejtoria e policisë qarkut Tiranë bëhet me dije se vlera totale e gjobave është 235 milionë lekë të rinj.

Leje drejtimi të pezulluara:

Viti 2014 5800 leje

Viti 2013 979 leje

Për vitin 2014 në kryeqytet janë pezulluar 5800 leje drejtimi nga të cilët: 790 raste për mos respektim të normave të shpejtësisë, 980 raste për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 2 970 raste për mos respektim të sinjalit të semaforit, 1 210 raste për mos respektim të sinjalistikës, dhe 315 raste për shkelje të tjera.

Nga policia rrugore janë pezulluar rreth 4800 patenta më shumë se viti 2013 , vit në të cilin janë pezulluar vetëm 979 leje drejtimi.

ME TE LEXUARAT