Liverpooli merr pikë, Arsenali "duarbosh"

Sport

premier-ligaPas Manchester Unitedit, në javën e 20-të kanë dështuar edhe Liverpool e Arsenal, ndërsa kampioni aktual, Manchester City i ka arkëtuar tri pikë të reja.

Liverpool nuk arriti që në “Anfield” të fitojë më shumë se një pikë, pasi barazoi 2:2 me mysafirët nga Leicester.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendësit e nisën mirë ndeshjen, madje pjesën e parë e përmbyllën me epërsi prej 2:0, me dy gola të shënuar nga kapiteni Steven Gerrard, të dyja nga penalltia, në minutat 17 e 40. Mirëpo, në pjesën e dytë mysafirët ishin më të mirë dhe brenda dy minutave ia dolën të barazojnë rezultatin në 2:2, me golat e shënuar nga David Nugent (58’) dhe Jeffrey Schlupp (60’).

Edhe më keq se Liverpooli ka kaluar gjiganti tjetër i futbollit anglez, Arsenali, që u mposht me rezultat 0:2 në udhëtim te Southamptoni. Sadio Mane (34’) dhe Dusan Tadic (56’) shënuan për fitoren e mikpritësve.

Ndërkaq, befasi nuk lejoi Manchester City, skuadër e cila e mposhti Sunderlandin me rezultat 3:2. Yaya Toure (57’), Stevan Jovetic (66’) dhe Frank Lampard (73’) ishin autorë të golave për vendësit, ndërsa Jack Rodwell (68’) dhe Adam Johnson (71’ – nga penalltia) shënuan për udhëtuesit, të cilët, megjithatë, nuk arritën të shmangin humbjen. /KosovaPress/

Rezultatet:

Stoke City - Manchester U. 1:1

Aston Villa - Crystal . 0:0

Hull City – Everton 2:0

Liverpool – Leicester 2:2

Manchester City – Sunderland 3:2

Newcastle – Burnley 3:3

Queens Park Rangers - Swansea 1:1

Southampton – Arsenal 2:0

West Ham - West Bromwich 1:1

ME TE LEXUARAT