Egjipt: Gjykata e lartë urdhëron proces të ri kundër gazetarëve

Bota

egjPas një dëgjimi disa minutësh, një gjykatë e lartë në Egjipt ka urdhëruar proces të ri për tre gazetarë të kompanisë, Al-Jazeera, që ishin dënuar në vitin 2013, për akuza se e kishin ndihmuar Vëllazërinë Myslimane.Gazetarët Peter Greste, Mohamed Fahmy dhe Baher Mohamed, me gjasë do të duhet të mbersin në burg, në pritje të procesit të ri, u tha gazetarëve avokati i tyre, pak kohë pasi përfundoi procesi i sotëm.

Të tre gazetarët ishin dënuar në procesin kundërthënës se e kanë ndihmuar Vëllazërinë Myslimane, që në Egjipt është organizatë e ndaluar, dhe për përhapjen e “lajmeve të rrejshme” për Egjiptin. Ata ishin dënuar prej 7 e deri në 10 vjet burg. REL

ME TE LEXUARAT